Messi është bërë më shumë lojtar ekipor sesa ka qenë në vitet e para në karrierë.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është në formë fantastike këtë sezon, duke realizuar 34 gola për ekipin e Ernesto Valverdes që kryeson La Ligan.

Leo ka treguar se si ka ndryshuar stilin e lojës viteve të fundit, duke tentuar më shumë të luajë për ekipin, të bëjë më të mirën për ekipin, se të regjistrojë statistika individuale.

“Më parë, tentoja të vidhja topin dhe të bëja lojën time. Tani, tentoj të luaj për ekipin më shumë, pasoj topin dhe tentoj të mos jem shumë egoist”, tha Messi.

“Tentoj të bëjë më të mirën duke luajtur në shumë pozicione. Vrapoj si gjithmonë, por në mënyra të ndryshme”, shtoi Messi.

Pavarësisht se po luan në një pozicion krejtësisht tjetër, Messi është afër që të arrijë shifrën e 40 golave në sezon. Për të nuk janë edhe shumë, duke e ditur që ka shënuar mbi 60 e 70 gola në sezon, por është shifër e kënaqshme marrë parasysh se jo shumë futbollistë e arrijnë këtë.