Lionel Messi të premten do të kurorëzojë me martesë lidhjen e tij disa vjeçare me Antonella Roccuzzo.

Dasma do të organizohet në vendlindjen e yllit të Barcelonës, në Rosario (Argjentinë), ditën e premte.

Mediet në Argjentinë kanë arritur të zbulojnë menyn e dasmës që Messi dhe Antonella kanë përzgjedhur.

Mysafirët do të kenë mundësinë të zgjedhin mes llojeve të ndryshme të proshutës dhe djathrave, ndërsa pjata kryesore do të jetë e përbërë me mish (biftek argjentinas), suxhuk djegës dhe pulë me oriz.

Për ata që nuk janë ithtarë të mishit, do t’iu ofrohet një pjatë tjetre.

Në dasmën e Messit pritën të jenë të pranishëm shumë yje të Barcelonës. Spekulohet se aty do të jetë edhe Maradona.