Mësuesi i dëshpëruar: Ejani të shihni shkollën në Jabollçisht si është katandisur!

Disa qytete dhe fshatra mund të rriten (zhvillohen) me shkolla të reja, parqe të bukura,në shkolla të ndërtohen salla te reja sportive me infrastrukturë të mi me mjete pune, të mira për profesorët dhe nxënësit, ose më saktë thënë mund të shfrytëzojë më mirë këtë vend. Shkaku i familjarëve dhe njerëzve të afërt që kanë nëpër kolltukët ministrore por assesi nuk mund të rriten si popull dhe as qe do të rriten pasi epoka e tyre ka mbaruar që para shumë dekadave.

Jabollçishti ky vend malor me mbi 700 nxënës vijues mesimi në ketë shkollë. Ky vend me një shkollë gjysme të rrënuar dhe gjysma qe i paraprinë rrënimit ,ky vend ku 700 nxënës ende edhe në shekullin e 21 vazhdojnë që aktivitetet e tyre t’i bëjnë nëpër fusha sportive me shumë gropa sesa terrenet sportiv ky vend me kaq nxënës, që sallat sportive i kanë parë vetëm nëpër TV.

Ky vend i shkelur dhe i stërshkelur nga çdo Qeveri në këto 20 vitet e fundit, ky vend që sot janë të regjistruar mbi 100 fëmijë për në klasë të parë dhe kur te gjithë këto qytete, komuna dhe fshatra te ndërtuara dhe te stërndertuara qe përmenda me lart, me shkolla moderne vuajnë nga mospasja e nxënësve për te formuar paralele dhe paralelet e tyre i bëjnë me nga dy nxënës, Jabollcishta ime vuan nga mospasja e paraleleve dhe është e detyruar që mësimin ta ndjekim nga 34 -35 nxënës nëpër ato klasa te rrënuara dhe pa oksigjen te mjaftueshëm.

Unë plotësisht e kuptoj politiken dhe se Jabollcishti si vend-ose si fshat është një fshat që s’të premton deputet, ose me saktë nuk të premton fitoren si fshatrat e Kërçoves, Shkupit, Tetovës e Gostivarit por se kuptoj se si “të dashur politikan”, nuk keni pak mëshirë dhe te ktheni kokën këndej, nga kjo anë nga kjo anë ku shqiptaret janë te harruar ,te shkelur dhe te përbuzur ,ku gëzohet çdo e drejt nga pala tjetër dhe shkilet çdo ngritje e zërit e qytetarit shqiptar.

Ma thoni kur ju do te kontribuoni për ketë vend apo kur ta kuptoni se Jabollcishti eshte berë si KOMUNA E STUDENICANIT e disa komuna tjera, ku ju do te mundeni te keni fitime qe nga deputetet e deri te postet tjera, pse vallë a vetëm për interese do të ndihmohet shqiptari me shqiptarin pse a kështu na kanë mësuar te paret apo kështu na mësuan ato qe luftuan qe ne te gëzojmë ketë liri?!/ Pa Censurë
Nga një mësues i shkollës së Jabollçishtit

SHPËRNDAJE