Se këngët e Majkut janë të dëgjuara e vërtetojnë edhe këto video që po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Një mësuese në një klasë kursi apo shkolle ka ndërpre procesin e mësimit dhe i ka lënë të lirë nxënësit për të kënduar këngën e Majkut, ‘Fund’.

Këto pamje kanë arritur edhe te vetë këngëtari dhe këto çaste të bukura reperi ka ndarë me ndjekësit.

Madje, siç shihet Majk ka vizituar këta adhurues të këngës së tij edhe në shkollë.

Ndryshe, reperi është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme.