Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot gjatë vizitës së tij në Manastir, tha se kongresi Manastirit është ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme sepse e përshpejton procedurën për mbajtjen e një ngjarje ende më të rëndësishme, dhe kjo është pavarësia e Republikës së Shqipërisë.

Shefi i shtetit shqiptar, së pari u takua me kryetaren e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska, ndërsa më pas e vizituan Muzeun e Alfabetit shqiptar në këtë qytet.

“Është nderë për mua si President i Shqipërisë të vizitoj qytetin e Manastirit dhe të shprehë kënaqësi që gjendem në vendin e shenjtë të shqiptarëve pa dallim ku jetojnë ata, vend i cili patriotët më të guximshëm para 109 viteve e bënë unifikimin e alfabetit shqip. Kongresi Manastirit është ngjarje tejet e rëndësishme sepse e përshpejtoi procedurën për ngjarjen tjetër më të rëndësishme, dhe ajo është pavarësia e Republikës së Shqipërisë”, theksoi Meta dhe publikisht iu falenderua zv.kryeministrit Hazbi Lika dhe kryetares Natasha Petrovska për kujdesin që ia kushtojnë Muzeut dhe për planet e tyre për restaurim, mbindërtim dhe pasurim të Muzeut./Zhurnal.mk