Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti sonte në emisionin Top Tema tha se kanë dokument të nënshkruar nga VMRO-DPMNE për atë çfarë kishte pranuar partia e udhëhequr nga Nikolla Gruevski në bisedimet e tyre për formimin e Qeverisë së Maqedonisë.

“VMRO – DPMNE ka pranuar dygjuhësinë dhe kërkesat tjera të Platformës shqiptare. Vetëm një pikë nuk ishte e pranueshme për to dhe atë puna e Prokurorisë Speciale Publike. Ne kemi dokument që dëshmon atë që kanë pranuar. Nëse është e nevojshme do ta bëjmë publike. Nëse kjo do të ndihmojë në pastrimin e mjegullës dhe spekulimeve politike që janë krijuar” tha mes tjerash Mexhiti.

Ai u shpreh se pret që presidenti Gjorge Ivanov më në fund t’ia jep mandatin liderit të opozitës Zoran Zaev që të fillojnë të negociojnë me të për Qeveri të re të Maqedonisë.