Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski sot realizoi takim me shefen e Misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Soumalainen, përcjell Fol.

Në takim u bisedua për prioritetet strategjike të vendit, gjendjen aktuale politike dhe proceset reformuese të rëndësishme për RM-në.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickovski theksoi se VMRO-DPMNE çdoherë do të jetë faktor konstruktiv në ndërtimin e ambientit politik për realizimin e ndërhyrjeve reformuese të cilat duhet të sjellin përmirësim të cilësisë së standardit jetësor dhe konstruktiviteti i tillë është i bazuar në parime dhe maturi. /Fol/