Shqiponja e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit ka sjellë kënaqësi të shqiptarët dhe pakënaqësi te serbët.

Shqiptarët në mbarë botën kanë përshëndetur veprimin e tyre, duke shprehur krenari për djemtë shqiptarë dhe suksesin e tyre.

Për të përkrahur djemtë, mjeku shqiptar në Amerikë Mario Ademaj ka postuar në Facebook disa foto, ku shfaqen duke bërë shqiponjën persona të famshëm si Mike Tyson, apo edhe Jeremy Meeks i njohur si “krimineli seksi”.