Deputeti i Nismës, Milaim Zekaka përdorur sot fjalor banal në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, të thirrur nga deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Zeka, duke mos pranuar me diskutimet e opozitarëve, që iu kanë thënë deputetëve të PAN-it se janë bërë me Serbinë dhe Vuçiqin i ofendoi ata, sidomos deputetët e LDK-së.

“Nëse unë e kam kthye kryet nga Beogradi ju e keni kthy b….nga Beogradi”, tha Zeka.

Ndaj fjalorit të deputetit ka reaguar kryeparlamentari Veseli.

“Nuk lejoj këtë fjalor. Ndalja fjalën. Milaim Zeka dy vjet e gjysmë kam qenë kryetar Kuvendi, jam munduar të toleroj. Dëgjo! Dilni jashtë te mediat dhe thoni çka të doni, këtu nuk lejoj”, tha Veseli.