Milan barazon një rekord negativ

Milan ka barazuar një rekord negative që daton nga sezoni 1932-33, kur nga 10 ndeshje ata në të gjitha kishin pësuar gola.

Kuqezinjtë mbesin e vetmja skuadër që ju bashkua katër vendeve të para këtë sezon por edhe sot nuk arriti ta mbaj portën e paprekur edhe pse fituan 2-1 kundër Genoas.

Kjo ndeshje ishte shtyrë dhe ishte e javës së parë, e cila gjë do të thotë se Milan ka pësuar gol në 10 ndeshjet e para këtë sezon, një gjë që i kishte ndodhur vetëm në sezonin 1932-33.

Ndeshja e fundit kur Milan nuk pësoi gol ishte ndeshja në shtëpi kundër Napolit në Serie A më 15 prill, e ku pas kësaj ndeshje atyre ju ka tundur rrjeta në 16 ndeshje.

Kjo është mbrojtja më e dobët e Milanit që nga sezoni 1946-47. 

SHPËRNDAJE