Milan: “Do ta shesim nëse arrin oferta e duhur për Donnarumman”

Milani do të heqë dorë nga Donnarumma, nëse arrin oferta e duhur, thotë Mirabelli.
19 vjeçari, Gianluigi Donnarumma, është duke kritikuar dhe madje edhe është fyer nga fansat pas gabimeve që i kushtuan Milanit me humbje 4-0 nga Juventusi në finale të Kupës së Italisë dhe mbrëmë kundër Atalantas në fund të ndeshjes, në barazimin 1:1.

Nëse edicionin e kaluar Donnarumma ishte i pashitshëm, kështu nuk mendojnë këtë sezon.

Drejtori i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka konfirmuar se mund ta shesin lojtarin nëse vlerësohet ashtu siç duhet.

“Duhet të mbrojmë Donnarumma deri në fund”, tha drejtori sportiv për Mediaset Premium.

“Pas kësaj, për të gjithë lojtarët, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai është pjesë e këtij klubi dhe nuk do ta lëmë lehtë të shkojë, vetëm nëse dikush e vlerëson ashtu siç vlen të vlerësohet”.

“Nëse arrin një ofertë e duhur, çdo lojtarë i jonë mund të shitet. Ka shumë klube të pasura, ndërsa ne duhet të zgjedhim një rrugë tjetër”, shtoi ai.

SHPËRNDAJE