Ka përfunduar në barazim 2-2 derbi  ‘Della Madonnina’, në San Siro. Inter ka shënuar golin e barazimit në minutën e dytë shtesë, duke i “hequr” kështu nga duart fitoren Milanit, i cili pas kësaj ndeshjeje e sheh veten në vendin e tretë të tabelës së Seria A.

Ndeshja e javës së 13-të të kampionatin Italian ka sjell emocione të mëdha. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 fal golit të Suso në minutën e 44-t, edhe pse zikaltërit kanë vënë në presion disa herë talentin në portën e Milan, Donnarumman.

Vetëm pak minuta nga fillimi i pjesës së dytë dhe Candrevas arriti të shënonte golin e barazimit që mbajti në lojë Interin. Megjithëse pesë minuta më vonë vjen goli i epërsisë, sërish nga këmbët e Suso.

Një goditje këndi e akorduar për Interin në minutën e 92 ka mjaftuar për Ivan Perisic për të mbyllur në barazim derbin e Milanos.