Dy persona nga një fshat i Gostivarit vdiqën në Klinikën për sëmundje infektive. Ata u sollën në klinikë në një gjendje të rënduar shëndetësore me temperaturë të lartë, diarre, të vjella. Siç është njoftuar tashmë, sipas mjekëve të Klinikës Infektive bëhet fjalë edhe hemorragjike. Në bazë të këtyre mjekëve ajo është në lidhje me një virus që transmetohet nga minjtë.

Klinika aktualisht janë hospitalizuar katër persona nga i njëjti rajon me një gjendje me të lehtë.

Këtë e ka deklaruar sot, kryetari i Komisionit për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë, Zvonko Milenkoviq, i cili është edhe drejtor i Klinikës Infektive

Ai thotë se pasi i ka njoftuar qenrat për shëndet publik të cilët menjëherë kanë dalë në teren dhe kanë kryer insektimet epidemiologjike.

‘Patologjia infektive përfshin një numër të sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe ato që mund të transmetohet tek njerëzit dhe të shkaktojë sëmundje. Në rastin konkret nuk bëhet fjalë për sëmundjet që kanë një nivel të lartë të bartjes në mesin e njerëzve. Nga këtu unë nuk shoh asnjë arsye për të krijuar panik dhe pasiguri në mesin e njerëzve “, tha Milenkoviq.

Ai gjithashtu ka njoftuar se të ndjerit kanë qenë të moshës 50 dhe 23 vjeçare dhe kanë qenë në lidhje familjare.

“Bëhet fjalë për gjendje ferbile me funksionim të prekur të mëlçisë, veshkëve dhe faktorëve koagullues”, ka thënë Milenkoviq.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ai ka thënë se në Klinikën Infektive as që ka pasur dhe as që ka karantinë.

“karantina nënkupton izolim të personavee të cilët kanë qenë në kontakt me ndonjë hapësirë të veçantë. Personat me formë të rëndë të shpejtë progresive të sëmundjes janë subjekt i izolimit, e jo në karantinë.”, ka shtuar Milenkoviç ..