Miliarderi ukrainas Len Blavatnik ka blerë për një shifër të “çmendur” mansionin më të shtrenjtë në Nju Jork.

Sipas “The Post”, konglomerati kinez HNA Group e kishte blerë këtë mansion për 79.5 milionë dollarë prillin e shkuar, ndërsa tani është shitur për 90 milionë dollarë tek miliarderi Blavatnik.

Kjo shtëpi ka shërbyer më parë si një galeri arti e familjes Wildenstein për 85 vite. Sipas burimeve, mansioni ka strukturë të mirë, por duhet shumë punë për t’u kthyer edhe një herë në një mansion familjar.

Len Blavatnik ka një pasuri prej 20.5 miliardë dollarësh, sipas “Forbes”.