Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, ndryshe kundërshtar i ashpër i marrëveshjes së Prespës, e ka ndjekur në televizion drejtëpërdrejtë pjesëmarrjen e zv/kryeministrit Koço Angjushev në emisionin (“Samo vistina”- “Vetëm e vërteta”) dhe i ka komentuar si shikues i rëndomtë.

“Z. Angjushev në vend se të ngarkoni qytetarët me tarifa të reja, do të na sqaroni se kur do të filloni me projektin për kthimin e 15 për qindëshit të TVSH-së, që bashkë me Zaevin e premtuat para zgjedhjeve”, ka pyetur Milloshoski, transmeton MEDIAL.

Derisa ka qenë online, komenti është vërejt nga Angushev dhe i është përgjigjur ish ministrit të jashtëm, derisa ai e ka ndjekur në televizion.

“Para çdo reforme duhet të bëni analizë më të zgjeruar, ajo bëhet në Ministrinë e Financave. Nuk mund të them se kur do të mund të realizohet ajo, por potencoj edhe një herë se është në ingerenca të minsitrisë së Financave, ata kanë ekip i cili punon në atë çështje”, ka thënë Angjushev.