Këngëtarët Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë natën e mbrëmshme (e enjte).

Gjithçka është zhvilluar në një ceremoni private në Zvicër me shumë të ftuar miq, familjarë dhe disa kolegë.

Lajmi për këtë fejesë fillimisht është mbajtur në fshehtësi, deri sa këngëtarja Pandora publikoi me dyshen nga ceremonia, duke i uruar ata kështu për fejesën e tyre.

Ndërsa vetëm pak orë më vonë, edhe Mimoza Shkodra vendosi të ndajë me fansat një fotografi shumë të veçantë në Instagram.

Ajo ka fotografuar dy duart e çiftit, së bashku me unazat që mbanin në gusht, duke zyrtarizuar kështu fejesën.

“Të dua”, kishte shkruar këngëtarja Shkodra teksa kishte etiketuar tashmë të fejuarin e saj, Seldin, në përshkrimin e fotografisë.

Ndryshe, çifti në fjalë ka pak muaj që janë në lidhje, gjersa vite më parë kanë sjellë së bashku edhe një bashkëpunim mjaft të suksesshëm.