Ministri i Kulturës i cili u mundua të mashtrojë qytetarët se ai po kursen duke treguar kohën që nuk ka qenë ministër, sot dalin të dhëna tjera se si ai nuk është kursimtar. Asaf Ademi së bashku me dy bashkëpuntorë tjerë në koncertin e Vjenës harxhuan 2400 euro ose i bie nga 800 euro për person.  Këto shpenzime ishin për kompensimet ditore prej 118 euro, akomodimin e hotelit për 420 euro dhe për bileta ajrore me 262 euro për person.

Siç thuhet shpenzimet e tjera,  si dreka, pije dhe gjëra të tjera, u mbuluan privatisht nga Ministri dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ndryshe Asaf Ademi i cili është emëruar nga Afrim Gashi kryetar i partisë BESA pa vulë, nuk i dëgjohet zëri, sipas njohësve Gashi bashkë me partinë e tij sikur janë shkri në LSDM./TS/