Ministri Suhejl Fazliu a ka dijeni se 10 milion euro të BE-së investon në komunat shqiptare, ndërsa 315 milion euro në komunat

Profesori universitar dhe analisti i njohur për cështje ekonomike në Maqedoni, Visar Ademi ka publikuar të dhëna tronditëse se vetëm 10 milion euro para nga fondet e Bashkimi Evropian të cilët në total janë 324.8 milion euro janë tërhequr dhe investuar në komunat shqiptare të Maqedonisë Perëndimore( Tetovë, Gostivarë, Kërcovë).

Për dallim nga komunat maqedonase ku fondet e Bashkimit Evropian janë tërhequr dhe shfrytëzuar  në shuma marramendëse prej 315 milion euro.

Ai ka adresuar kritika të fuqishme ndaj funksionarëve dhe votuesve të BDI-së, të cilët nuk kërkojnë investime, por më interesant ju duken audio-përgjimet erotike mes Musa Xhaferit dhe Ermira Mehmetit.

Ende është e paqartë se cili është edhe roli i ministrit për pushtet lokal nga rradhët e RDK-së, Suhejl Fazliu, a ka dijeni për këtë diskriminim në baza etnike.

SHPËRNDAJE