Shkruan Selim Iljazi

Në prag të ardhjes së grbetqarve çdo send ka gjallërim, ka kënaqësi, harmoni dhe ne që jemi këtu ndihemi shumë të lumtur. 
Mund të themi se jeta e njeriut është një ndërthurje ndërmjet të zakontës dhe të pazakontës. E zakonta për nga natyra e saj shkakton harresë, ndërsa e pazakonta kujtesë.
Nga krizat e rënda ekonomike-politike dhe për një jetë ma të lumtur dhe të sigurt shumë nga bashkëqytetarëtapo fshatarët tanë ikën dhe morën rrugën e gurbetit dikush në Europ e dikush në Amerik, dhe sotë e kësaj dite na ndodhë ky fenomen i largimit të gjeneratës kryesishtë së re. Ende shteti nuk ka strategji për ta ndalua këtë largim të njerzive. Shumë shkolla, shumë fshatëra qytete janë boshadisur, është bërë jeta këtu tek ne “sikur jetojmë të vdekur, por që ecim mby tokë”. Edhe ata pak që jemi, nuk mendon askush të jetone këtu, me ç’do njeri që takohesh dhe bisedon, asgjë nuk ndëgjon nga ajë vetëm fjalët: mundohem të gjejë ndonjë ofert apo ndonjë firm sepse dua të ikë në Gjermani, apo në cilin do vendë të botës, vetëm këtu nuk dua të ri. Më iku koha duke pritur se dotë bëhet mirë më tha një shokë.
Por sa ndryshim ka vendi, qytete, fshatrat kur kthehen në pushime gurbetqarët, atëher shifet gjallërimi në ç’do aspekt, është kënaqësi kur shikon si të kthehen familjarët, shokët, shoqet, dashamirët. Dhe kurë del në rrugë nga zhurma e veturave të kënaqet dhe të zmadhohet zemra.
Shumë shtëpia prej një periudhe të gjatë nuk i kanë hapur derët, por kut kthehenë gurbetqarët ç’do shtëpi ka derën e hapur, në mbrëmje ka dritën e ndezur, kur shikon shtëpit plot me fëmij të rritur jashtë venëlindjes, dhe pse zemra të kënaqet por shpirti të vuan, sepse ç’do herë dëshirojmë të jemi bashkë, ç’do herë duam që fshatërat, qytetet, shkollat të jenë plotë me njerëz dhe me nxënes, por kjo është jeta dhe ky është vendi jonë që nuk mundemi të jemi afër me familjarët dhe shokët-shoqet, shkaku i krizës ekonomike.
Mirësevini gurbetëqar ju urojë nga zemra dhe Lusë ZOTIN xh.sh tju ndimojë rrugës për në vendlindje , arrdhja juaj na gëzon shumë neve të gjithëve sepse kalojnë muaj – vite që nuk ju shohim. Arrdhja juaj na gëzon shumë sepse me ardhjen tuaj fillojnë dhe ahengjet familjare dhe mbrëmjet në kafe kanë kënaqësin e vetë sepse takohesh me shokë që ndoshta nuk i ke pa shumë kohë.
Mua nuk më mbetet asgjë tjetër të themë vetëm t’ju uroj nga zemra një pushim të këndshëm pran familjarve, shokëve që jetojnë në këtë vend, qofshi të gëzuar tanë jetën.