Shkruan Lulzim Selimi

A nuk ju mjafton i gjithë ky degradim, ofendim, nënçmin e persekutim që na bëhet nga pala tjetër? Nga këta de, nga këta që as vet nuk e dijnë se kush janë!

Nga këta që thiren në vlera europiane por me mentalitet vazhdojnë të jenë të karpatizuar, grabitqar, hileqar, e ziliqar.

Por, pak ka rëndësi se ç’bëjnë ata për Ne, rëndësi ka ç’bëjmë Ne për veten tonë?

Asgjë tjetër, përveç se GRINDEMI në mes veti!

Se kujt i shërben kjo grindje është më se e qartë. Por mbi të gjitha është e qartë se edhe kë dëmton kjo grindje!

A nuk ju mjafton shqiptarëve të këtij shteti boshatisja e këtyre viseve nga shqiptarët?
A nuk ju mjaftonë të gjitha këta nënçmime mediatike e institucionale që po na bëhen?
A nuk ju mjaftonë ofendimet e zyrtarëve shtetërorë që na quajn “popull njëzet përqindësh”?

Përsonalisht, siç do shqiptarë i këtij trrualli e dimë që jemi më tepër se 20%, por kështu siç jemi, të ndarë jemi ZERO%!

VAFSHIN NË DJALL ATA QË NA PËRÇANË, VAFSHIN PËRTEJ DJALLIT ATA QË E VAZHDOJNË KËTË AVAZ!