Skuadra çeke e Mlada Boleslav që është kundërshtare e ekipit të Shkëndijës në xhiron e tretë kualifikuese të Ligës së Evropës, ka filluar furishëm sezonin e ri futbollistik në kampionatin vendor të Çekisë. Mlada në ndeshjen e parë ka luajtur ndaj ekipit Liberec, skuadër kjo që sezonin e fundit përfundoi në pozitën e tretë në tabelë, ndërsa si përforcim kishte marrë pikërisht sulmuesin e Mlada, futbollistin e famshëm Milan Barosh.

Ndeshja Mlada Boleslav – Liberec ka përfunduar me rezultat 3:0, ndërsa në këtë ndeshje ka shkëlqyer sulmuesi Hramosta duke shënuar hat-trick.  Në ndeshjen e zhvilluar në Shkup, trajneri Jarolim e futi në ndeshjen Jan Hramostan si zëvendësues të Golgol Mebrahtu, por duke mos arritur të bëjë asgjë. Me këtë fitore skuadra çeke ka treguar se nuk do të dorëzohet lehtë përballë Shkëndijës, edhe pse ekipi ynë ka diferencë me rezultat 2:0 nga ndeshja e parë, me golat e shënuar nga Stenio Junior dhe Ferhan Hasani. Përballja Mlada Boleslav – Shkëndija luhet të enjten me fillim nga ora 19:00. /PortalbIMG_20160728_221958