Modifikimi nganjëherë na nxjerr nga situata të vështira dhe këtë gjë më së miri e dëshmon fotogaleria e publikuar më poshtë, ku njerëz nga e mbarë bota kanë bërë të pamundurën që të mos mbeten keq.

Fotografitë e shpërndara nga Go Social, shfaqin kreativitetin e disa njerëzve të cilët në momentet më kritike kanë “shpikur pajisje” brilante që u kanë ndihmuar të vazhdojnë rrugëtimin për në punë, transmeton Telegrafi.

Por, ajo çfarë ka befasuar më së shumti njerëzit është ideja e një burri të cilit i është shpërthyer goma rrugës për në punë, dhe për ta mos humbur punën – ai kishte menduar aty për aty një ide brilante.

Kishte vendosur rrotën e kontejnerëve të mbeturinave në vend të rrotës rezervë, duke i mundësuar aty të jetë në kohë për punë. Por kjo nuk është e tëra, shikoni fotogalerinë dhe do ta kuptoni se për çfarë “inovacione” bëhet fjalë. /Telegrafi/