VMRO-DPMNE-ja kritikon ashpër fillimin e rigjykimit të rastit “Monstra”. Sipas partisë së Hristijan Mickoskit, të akuzuarit në këtë rast kanë besimin e plotë nga gjyqi se nuk do ta përsërisin veprën dhe nuk do të arratisen.

Partia opozitare madje akuzon partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI për marrëveshje politike për sipas tyre, lirimin e të akuzuarve nga paraburgimi, marrëveshje kjo e cila siç thonë ata buron nga Platforma e Tiranës./Alsat-M/