Sevilla habiti të gjithë të martën kur eliminoi nga Champions League gjigantët e Manchester United.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Spanjë dy skuadrat luajtën pa gola 0-0, ndërsa në “Old Trafford”, spanjollët triumfuan 1-2.

Kështu skuadra spanjolle është befasisht në mesin e tetë skuadrave më të mira në Europë.

E kjo ka bërë që gjithë skuadrat tjera ta kërkojnë atë në short, pasi duket kundërshtari më i lehtë i mundshëm.

Por trajneri i Sevillës, Vincenzo Montella, dëshiron të shmangë vetëm Romën nga faza çerekfinale

“Dua ta shmang Romën nga shorti, pasi është klubi që kam punuar dhe e drejton miku im Di Francesco”, ka thënë Montella.

Trajneri italian ka thënë se beson se do të përballen me gjigantin gjerman, Bayern Munich.

“Besoj se shorti do ta na vërë përballë Bayernit të Munichut”, ka deklaruar Montella.