Me një marrëveshje arritur me Chelsea, Alvaro Morata ka një aventurë të re në Londër. Tani ai është gati të bashkohet me Antonio Conte në Premierligë “Jam shumë i lumtur që nesër do të jem në Chelsea, një klub që më ka admiruar gjithmonë”, tha 24-vjeçari për MARCA pasi u largua nga kampi.

Sulmuesi është i bindur se ai nuk do të kthehet më në Real një ditë. “Unë nuk mendoj se do kthehem në Madrid, e gjej të vështirë dhe tani për tani nuk është diçka që po e mendoj. Ishte e qartë se qëllimi im ishte që të largohesha, ishte një verë mjaft e çuditshme dhe deri sa të kaloj testet mjeksore, nuk do të jem i qetë”, përcjell Albeu.com.

Udhëtimi në Angli ofron një sfidë të re për spanjollin i cili e pa të vështirë ta bindte Zinedine Zidane për një vend në XI sezonin e ardhshëm. “Unë shpresoj që të bëj mirë në Chelsea,” shtoi ai “Unë do të rritem, nëse jo unë nuk do të kisha shkuar. Unë i thashë Zidanes falemunder shumë për gjithçka dhe fat të mirë për këtë vit” përfundoi Alvaro Morata.