A ekzistojnë vërtet këshilla të vlefshme për të gjetur lumturine? Ndoshta jo, megjithatë, disa të vërteta nuk duhe shmangur dhe e sigurte është që lumturia nuk mund të gjendet atje ku ka humbur!

Sado që, në përgjithësi, lumturia nuk është diçka që gjendet duke e kërkuar.

Nëse dikur, një bluzë që vishje gjithnjë të bënte të lumtur, sot ajo nuk të bë më. Përveçse ka humbur ngjyrën e mëparshme, është zvogëluar nga larjet…Është e kot që përpiqesh të lumturohesh sërish me të.

Ka disa arsye pse e kërkojmë lumturinë atje ku nuk mund ta gjejmë:

1. Kemi frikë t’i largohemi zonës së rehatisë, asaj ku jemi mësuar të qëndrojmë për një kohë të gjatë.
2. Kemi frikë të ndryshojmë zakonet tona, të përshtatemi me gjëra të reja për të cilat nuk jemi të sigurt nëse mund t’ia dalim.
3. Nuk e njohim veten aq sa duhet dhe përballja me të mund të jetë edhe më e vështirë!

Përse është e pamundur ta gjesh lumturinë atje ku e ke humbur?