Një vend të rëndësishëm në piramidën ushqimore zënë frutat dhe perimet, por ajo që nuk dimë është se lëvoret e tyre kanë po aq vlera ushqyese sa edhe vetë ato. Këto të fundit përfundojnë në koshin e mbeturinave pa ditur se çfarë përdorimi mund të kenë. Më poshtë do të lexoni disa prej tyre.

1. Avokado

Lëvorja e avokados është e pasur me acide yndyrore dhe fare mirë mund ta përdorni si një hidrant fytyre. Mjafton të fërkoni lëkurën me to dhe ajo do të bëhet e butë si lëkura e një bebe.

2. Patate

Lëkura e patates ka shumë vlera ushqyese! Ju mund t’i piqni ato me gjithë lëvore apo t’i shërbeni këto të fundit të pjekura me salcë kosi, apo edhe humus.

3. Portokalli, bananja

Ajo që duhet të bëni më lëkurën e këtyre frutave është të fërkoni dhëmbët për 20 minuta. Brenda pak ditësh do të shihni rezultatin.

4. Limon

Uji zien më ngadalë nëse tenxheret kanë zënë një shtresë nga mineralet e ujit. Për të pastruar sipërfaqen e tenxhereve zieni një litër ujë me lëkura e limoni dhe ketë ujë përdoreni për të larë tenxheret me njolla.

5. Shalqiri

Ky është përdorimi i vetëm që mund të njihni, pasi lëvozhgat e këtij fruti mund t’i ktheni në pijen e ashtuquajtur ‘gliko shalqiri’.