Kroacia mbrëmë u kaplua nga moti i lig pas valës së të nxehtit. Në disa pjesë të vendit ka rënë breshër me madhësi të topit të ping-pongut, lajmërojnë mediat kroate.

Pjesa veriore e Adriatikut dhe zonat pyjore ishin kapluar nga shirat e rrëmbyeshëm. Kjo stuhi shkaktoi dëme të mëdha. Shumë banorë ankohen për dëmtimin e makinave të tyre, informojnë mediat kroate.