Në pjesët jugperëndimore të shtetit në mëngjes bie borë me intensitet të dobët,  ndërsa në Pellagoni me intensitet mesatar. Nëpër fushëgropa ka vranësira të vogla dhe mjegull, përderisa nëpër fushëgropat e Pellagonisë dukshmëria është deri 500 metra. Fryen erë e dobët nga drejtimi verilindor dhe juglindor, e cila është më shumë e cekur në vendet më të larta.

Më ftohtë është në Berovë ku janë matur -10 gradë Celsius, pas së cilës vijojnë Tetova me -9, Kriva Pallanka dhe Mavrova -8, Strumica -7, Pozharane, Shkup, Kumanovë, Dibër dhe Shtip -6, Gjurishte, Lazaropole dhe Shkup Petrovec -5, Vinicë, Krushevë dhe Demir Kapi -4, Manastir dhe Topollçan -3 dhe Prilep -2. Zero gradë Celsius janë matur në Ohër, Pretor dhe Gjevgjeli, ndërsa 1 gradë Celsius në Dojran.

Gjatë ditës priten të reshura të përkohshme të borës, ndërsa në pjesët juglindore të reshurat do të jenë të shiut dhe borës. Në pjesët jugore të reshurat vende-vende do të jenë me intensitet mesatar. Shtresa e borës nuk do të rritet shumë, në pjesët malore për pesë deri në 10 cm. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi juglindor, e cila pasdite do ta ndryshojë drejtimin në verior.

Temperatura më e lartë e ajrit do të jetë në interval prej -2 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa në fushëgropën e Pollogut deri në rreth -4 gradë Celsius.

Shtresa e borës më e lartë është në Mavrovë 71 cm, Lazaropole 51, Pozharane 49, Gjurishte 44, Krushevë 33, Tetovë 30, Manastir 27, Berovë 25, Shkup Petrovec 20, Shkup dhe Demir Kapi 18, Topollçan 13, Kriva Pallankë dhe Strumicë 10, Dibër dhe Shtip 7 dhe në Prilep 3 cm.

Për nesër paralajmërohet mot kryesisht me vranësira dhe i ftohtë me të reshura të përkohshme të borës me intensitet të dobët, veçanërisht paradite dhe në juglindje. Do të fryejë edhe erë mesatare nga drejtimi verior, veçanërisht përgjatë Vardarit. Nga e enjtja vranësira gradualisht do të zvogëlohet, temperaturat e mëngjesit do të jenë në rënie dhe më të ulëta pritet të jenë të shtunën  nga -16 deri në -6 gradë Celsius, ndërsa të ditës në rënie të vogël.