Ministria e Punëve të Brendshme publikoi  video të kontrollit të natës së kaluar në klubet e natës në Tetovë, përcjell Fol.

Ekipet e policisë, së bashku me inspektorët e Zyrës së të ardhurave publike, inspektuan objektet hotelierike në disa qytete, duke përfshirë Prilepin, Manastirin, Tetovën, Gostivarin dhe Velesin.

Javën e kaluar akcion i tillë u krye në Shkup, ku u mbyllën 13 lokale.

Detajet e veprimit të natës së fundit pritet së shpejti./Fol.mk