Futbollistët dhe shkollat e futbollit çdo herë kanë nevojë që ti kenë kushtet e tyre në nivel që të zhvillojnë ndeshjet zyrtare si dhe procesin stërvitorë gjë që në ndihmesë të madhe një infrastrukur të mirë i përshtatet edhe trajnerëve të gjithë grupmoshave. Ndërkohë për tifozët një ndeshje me gjitha parakushtet në stadium nga hyrjet zyrtare, ulëset u jep komoditet që të ndjekin pa problem gjatë 90 minutave skuadrën e tyre të zemrës.

Një investim i madh është duke ndodhur në fushën e futbollit në fshatin Dobërdoll ku klubi i këtij fshati, “Besa” është duke u pajisur me kushte evropiane edhe atë fal sponsorit kryesor, Muhamet Tahiri, së bashku me djemtë e tij Zijadin Tahiri dhe Elham Tahiri, të cilët jeton dhe vepron në Zvicër së bashku me familjen.

Investimet kryesore janë bërë tek fusha e gjelbër e cila përmbush të gjitha standardet që i kërkon Federata e Futbollit vendas ndërkaq, tribunat janë pajisur me ulëse. Njëherit janë riparuar edhe teshatoret e klubit ku çdo futbollist ka vendin e vetë ku të vendos teshat ashtu siç jemi mësuar ti shohim në arenat ndërkombëtare.

Nga ana e kryesisë së K.F”Besa”, ata falënderoj edhe ish-futbollistin njëherit edhe punëtorin sportiv, Argjend Beqirin që ka kontaktuar persona tek FFM-ja me çka ata kanë dhënë ndihmë që të mirëmbahet fusha.
Përveç investimit tek K.F”Besa”, Muhamet Tahiri ka kontribuar edhe në fshatin e lindjes duke bërë që banorët të kenë ujë të pijshëm.