aseli do ta mirëpresë Manchester Unitedin në St. Jakob-Park në një sfidë tejet interesante.

Është e mundur që The Reds të Mourinhos mund ta dinë fatin kualifikues para duelit, nëse CSKA dështon ta mopshtë Benfican në duelin që zhvillohet më herët.

Mourinho është fitues i lindur dhe do të kërkojë fitore edhe në këtë takim, duke parë që ekipi i tij ëshë në formë të mirë shënuese.

Lukaku është në formë të mirë me tri gola në dy ndeshjet për Belgjikën gjatë pushimit të kombëtareve dhe gjeti portën edhe ndaj Newcastles.

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer dhe pritet të ketë minuta në këtë takim.

Te Baseli mungon Taulant Xhaka për shkak të kartonëve.

Formacioni i mundshëm i Baselit: Vaclík; Akanji, Suchý, Balanta, Petretta; Lang, Serey Dié, Zuffi; Steffen, Ajeti/Oberlin, Elyounoussi/Oberlin.
Nuk luajnë:
 Xhaka (i suspenduar), Vailati (krah), Van Wolfswinkel (këmbë)
Mungon ndeshjen tjetër nëse ndëshkohet: Balanta

Formacioni i mundshëm i Unitedit: De Gea; Darmian, Lindelöf, Smalling, Blind; Fellaini, Matić, Herrera; Lingard, Lukaku, Martial.
Nuk luajnë: 
Bailly (i pa specifikuar), Carrick (ije)
Në dyshim: Jones (kofshë)
Mungon neshjen tjetër nëse ndëshkohet: 
Lingard