Qëllimi i BDI-së është që të formohet qeveria, e nëse këtu do ketë sukses do tregojnë ditët në vazhdim, kështu ka deklaruar në një prononcim të tij të fundit ish zv.kryeministri Musa Xhaferi.

Pritet që së shpejti të thiret kryesia qendrore e BDI-së ku anëtarët e kryesisë do të informohen lidhur me bisedimet që ka realizuar Ahmeti me Gruevskin dhe Zaevin.

I gjithë presioni në këtë moment është fokusuar ndaj BDI-së sepse pa 10 deputetët tanë nuk mund të bëj qeverinë as VMRO e as LSDM, celësi është tek ne, thekson më tej Xhaferi.

Sipas tij, zgjedhjet e reja nëse eventualisht mbahen ato do të ishin opcioni i pavolitshëm, kriza politike dhe institucionale do të vazhdonte derisa qytetarët do të ishin në agoni. Në vend të zhvillimit do të përballeshim edhe më tej me zgjedhje, ka thënë mes tjerave ish zv.kryeministri Xhaferi.

BDI vazhdon të qëndrojë në pozicionet e saja dhe nuk do të pranojë marrëveshje për formim të qeverisë nëse nuk realizohet kërkesat e tyre për vazhdim të mandatit të PPS dhe gjuha shqipe të bëhet zyrtare, thekson kështu Xhaferi duke shtuar se këto dy cështje nuk janë jokushtetuese e as jashtë marrëveshjes së Ohrit.

Ndërkohë që nga VMRO thonë se janë të qartë se bisedimet do jenë të vështira por të bindur se deri më 29 janar këto cështje do të mbyllen, duke thënë se nuk do të lëshojnë pe as për PPS e as për dygjuhësinë ndërsa në mbledhjen e fundit i kanë dhënë përkrahje Gruevskit për të vazhduar bisedimet për qeverinë e re.(INA)