Ligji i ri i antikorrupsionit është një ligj shumë produktiv në drejtim të zbatimit të reformave të kërkuara nga BE, pasi komsionit i jepen autorizime juridike por edhe të kontrollit financiar. Në komentin e tij, analisti Albert Musliu thotë se pritshmëritë janë të mëdha pasi komisioni mund të ngrejë padi nëse ka indicie për vepra korruptive. Por ligji efeketet e para duhet t’I japë para zgjedhjeve thotë Musliu.

“Disa autorizime i jepen edhe komisionit me qëllim që të bëjë një luftë pak më serioze kundër korrupsionit. Besoj se efekti i parë do të jetë gjatë procesit parazgjedhor edhe me gjitha ato autorizime që ka të kontrollit të subjekteve politike. Por mendoj se varësisht prej zgjedhjes kadrovike të komisionit, ai komision mund ta gjejë pozitën e vetë në një pozitë serioze në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit në Maqedoni ngaqë ai komision ka të drejtën edhe të inicon edhe procedura penale.” – u shpreh analisti, Albert Musliu.

SHTOHET BESIMI I QYTETARËVE TEK KOMISIONI

Me zgjidhjen e re ligjore parashikohet që komisioni të ketë kryetar dhe gjashtë anëtarë. Ato i zgjedh kuvendi me mandat pesë vjeçar pa të drejtën e rikandidimit. Parashikohet që në krye të komisionit të zgjidhet person që s’ka qenë i përfshirë në politikë dhjetë vitet e fundit ndërkaq përzgjedhja e tij bashkë me kandidatët të jetë publike. Musliu thotë se kjo shton besimin e qytetarëve tek komisioni.

“Mendoj se dy, tre eksperienca që kemi pasur vitet e kaluara ku procesi i të zgjedhurit ka qenë më transparent edhe efektet kanë qenë më pozitive. Ashtuqë nëse e realizojnë procesin ashtu siç është parashikuar, mendoj se edhe efekti I atij komisioni do të jetë më i mirë a edhe besimi dhe besueshmëria e tij edhe te qytetarët, edhe tek politikanët do të jetë më e madhe” – thotë analisti, Albert Musliu.

Komsioni antikorrpusion do të ketë të drejtën e kontrollit të llogarive bankare si dhe financimit të partive politike. Ligji I ri për antikorrupsion u votua ditë më parë në procedurë të përshpejtuar pas konsultave paraprake të shumicës me opozitën duke I pranuar 20 nga 40 amendamentet e dorëzuara.