Opinionisti dhe publicisti Latif Mustafa vlerëson se LSDM-ja pavarësisht konceptit të një partie qytetare, në politikbërjen e saj tregon qasje totalitare. Mustafa në profilin e tij në Facebook ka shkruar se megjithatë LSDM ka tendenca për zhbërjen e konceptit të shqiptarizmës dhe këtë po e ndihmojnë edhe dy partitë shqiptare në pushtet.

Ja postimi i tij i plotë:

Qasja totalitare politike e LSDM-së në politikëbërjen e saj, nën sintagmën e qytetarisë si “vlerë” përbashkuese dhe evropiane, pa dyshim se do e prodhoj efektin e saj. Totalitariteti i saj konsiston, përkundër dështimeve për të shfaqur një shtet ligjor, në tendencat e zhbërjes së motivit kryesor të shqiptarizmës përmes një të majte liberale e sforcuar me lavdinë e të “larmeve” dhe kuazi-ideologjinë internacionaliste të legjitimuar mbi “krimet” e pushtetit të mëparshëm. Por, pavarësisht trumbetimit për “mëkatin e adamit” që “mbartë” VMRO-ja dhe nën presionin e një kuazi-ideologjie mbinacionale, shqiptarët edhe mund të zhvendosin koncpetimin e politikbërjes nga problemi etnik një problem thellësisht ideologjik, me ç’rast shqiptarizma i nënshtrohet edhe të djathtës. Le të mos keqkuptohemi. Jo se shqiptarët do e bëjnë këtë zhvendojse nga etnia në ideologji për shkak të ndonjë “kapërcimi” intelektual kolektivist, por për shkak të mbijetesës politike dhe një grimce pushteti, tani për tani, por që më vonë mund të shndërrohet në mendësi të vërtetë politike. Prandaj, “loja” e LSDM-së, mund të ketë konsekuenca të papara ndonjëherë dhe këtë lojë po e ndihmojnë fortë partitë shqiptare në pushtet!