Njëri ndër analistët më kontraverz në Shqipëri i cili shpesh herë shfaq edhe urrejtje të hapur ndaj komunitetit musliman, Kastriot Myftaraj ka bërë një deklaratë të rëndë në studion e “360 Gradë”, duke deklaruar se Presidentit turk Erdogan do t’i “ikë koka”nëse vjen në Tiranë për shkak se ka inauguruar vendosjen e gurthemelit të xhamisë së Namazgjasë.

Teologu Ermir Gjinishi thotë se nuk jemi në Mesjetë dhe se nacionalizmi nuk bëhet duke sulmuar gjithë botën, transmeton OraNews.

Pjesë nga deklaratat:

Myftaraj: Ai Erdogani yt të vijë këtu dhe do t’i ikë koka në mes të Tiranës. Do të bëj unë thirrje publike sepse ka shkelur laicizmin.

Gjinishi: Do të bësh të njëjtën thirrje për Sali Berishën? Sepse ai e ka vënë i pari gurin e parë te Xhamia e Namazgjasë.

Mos e bë kaq tragjike. Do vrasim Erdoganin. Nuk jemi në Mesjetë. Nuk është Turqia e sotme, Turqia e Mesjetës, nuk është Italia e sotme Italia e 39-s. Italia na ka mbajtur me bukë. Nuk e krijon dot nacionalizmin shqiptar duke sulmuar gjithë botën.

https://www.youtube.com/watch?v=l8PMzLIz7y4&feature=player_embedded