Aktorja turke e serialit të famshëm “Beni Affet” (Më Fal), “Nazira” është njëra ndër aktoret e këtij seriali e cila pëlqehet shumë për pozitivitetin e saj që ka.

Emri i saj është Zeynep Aytek Metin, ndërsa në serial njihet si nëna e “Beratit”. “Nazira” luan rolin e shërbëtores së shtëpisë së familjes “Kozan”. Dhe jemi mësuar që ta shohim çdoherë si një grua e ngratë, e pa fat. Por, ajo në jetën reale është pothuajse një zonjë e vërtet.

Revista “Kosovarja”, ua sjell disa foto të saj që ta shihni se si duket ajo në përditshmëri. Nazira është një grua e pa burrë në serial dhe ka vetëm një djalë, i cili është djalë i keq në këtë serial. Ndërsa ajo mundohet shumë për të.