Jeanie Pirro nga New Jorku, që mbulon rubrikën e drejtësisë në kanalin Fox News, është kapur duke vozitur me afro 200 kilometra në orë, ku lejohet të vozitet me vetëm 100 kilometra në orë.

Gazetarja 66-vjeçare që ngiste në Cadillac të ri, ka gjetur një arsyetim të çuditshëm që ka befasuar policët, transmeton Telegrafi.

“Jam nisur për te nëna ime e moshuar, që së fundmi nuk ka qenë pak e sëmurë. Kam disa orë që vozis, nuk e dija që jam shpejtë”, ka thënë Pirro lidhur me rastin.

Megjithatë, ka pranuar fajin dhe kërkoi falje, ndërsa tha se do të paguajë dënimin për rritjen e shpejtësisë në masë të madhe. /Telegrafi/