Rojat e aeroportit të Lisbonës në Portugali, i kanë gjetur një burri një kilogramë kokainë, të fshehura në të pasme.

Sasitë e ndara në dy qese, 32-vjeçari i kishte qepur brenda brekëve për larje, në mënyrë që të duken sikur i ka pjesë të prapanicës, transmeton Telegrafi.

Masa e fshehur në brekë

Udhëtari që vinte nga Brazili, kishte rënë në sy nga ecja e çuditshme, derisa u vërejt edhe prej skanerëve të sigurisë.

Atë e kanë dërguar në mbajtje, ndërsa masa që mundëson krijimin e 5,000 dozave individuale për konsum, i është konfiskuar menjëherë.

Kokaina brena ananaseve

Kjo nuk është hera e parë, që në këtë aeroport po ka përpjekje të pazakonta për kontrabandim droge.

Zyrtarët kanë gjetur para pak kohë, mbi 700 kilogramë kokainë të fshehura brenda ananaseve.