Opinion nga Huzeir Mustafi

Banorët e RM-së tash e një kohë të gjatë po kalojnë një kohë të vështirë politike dhe institucionale, për faj të katër liderëve të partive parlamentare, të cilët sollën këtë gjendje ngërçi. Ata sot duhet ta shpallin datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duhet ta kenë parasysh votuesit e kontestuar dhe formimin e Komisionit “ad-hock” për monitorimin e mediave përgjatë fushatës parazgjedhore.

Katër partitë politike që kanë udhëhequr me procesin e Marrëveshjes së Përzhinës detyrimisht duhet të kenë kujdes votuesit e kontestuar të cilët padrejtësisht janë fshirë nga KSHZ, dhe ndërkohë vlerësojmë se Komisioni “ad-hock” trupi për ndjekjen e mediumeve nuk është kompletuar, për faktin se nuk është zgjedhur anëtari i pestë shqiptarë, nga ku konsiderojmë se pa përmbushjen e këtyre kushteve zgjedhjet mund të zhvillohen në rrethana të paqarta.

Përmbushja e kushteve është kushti primar për zgjedhje demokratike, për të cilën mendojmë se pa kushte nuk mund të priten zgjedhje kredibile, fer dhe demokratike. Edhe pse të pandërgjegjshëm, ndërsa një pjesë e tyre pa legjitimitetin e duhur, megjithatë ndodhen në tryezën e bisedimeve, ndërsa ne si shqiptar duhet të ju kërkojmë liderëve të partive politike të shqyrtojnë në bazë të vullnetit të “mirë” (ajo që ju ka ngelur) nëse janë plotësuar kushtet për shkuarje në zgjedhje, dhe se çdo përgjegjësi do të gravitojë mbi vullnetin e tyre politik.

Ne si shqiptarë dhe si shoqëri normale dhe pa ngarkesa negative, kërkojmë plotësimin e plotë të kushteve të nënshkruara përpara se të shkohet në zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Një qeverisje e mire, do të duhej të fitoj në mënyrë korrekte legjitimitetin, vetëm atëherë do të kemi progres dhe zhvillim shoqëror.