Aktori i famshëm Tim Pigott-Smith ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar agjenti i Smith, John Grant, transmeton Klan Kosova.

“Tim ishte një nga aktorët më të mëdhenj të gjeneratës së tij”.

“Aq i dashur ka qenë edhe për kolegët e tij, ai do të mbahet mend si një gjentëllmen dhe një mik i vërtetë”, ka thënë Grant një njoftimin për vdekjes e aktorit”.

Ai më tej ka thënë se Smith do tu mungojë të gjithëve.

“E dimë se ju respektoni privatësinë e gruas së tij, aktores Pamela Miles, të birit Tom dhe mbarë familjes”.

Aktori është shfaqur në shumë prodhime teatrale në West End dhe Broadway, ndërsa pati pranuar që të luajë edhe në dramës Prince William në muajin që shkoi.