Për fëmijën që ka shumë dëshirë t’i ndajë kënaqësitë e tij me nënën, të ketë miratimin dhe pjesëmarrjen e saj, ka një burim zhgënjimi dhe zemërimi.

Është hera e parë që fëmija ndërgjegjësohet plotësisht se nëna e tij do që ai të bëjë gjëra të cilat ai nuk dëshiron t’i bëjë, që ajo nuk dëshiron ta lejojë të bëjë çfarë të dojë.

Burimet e frustrimeve

Në shumicën e rasteve fëmija nuk di shumë mirë t’i njohë, as t’i shprehë, as t’i plotësojë nevojat e tij: p.sh., kur ka uri, nuk kërkon të hajë , por ndjen një tension, bëhet grindavec, i padurueshëm, ka të gjitha llojet e nevojave, prej të cilave nuk ndien kënaqësi edhe nëse ato përmbushen, transmeton Telegrafi.

toddler-2015-oct29

Ai kërkon të pamundurën, i mban mëri nënës së tij. Është ajo që e di nëse ai ka nevojë të hajë ose të fle. Ai jo vetëm që nuk e di këtë gjë, por edhe i kundërvihet asaj, qan kur nëna i sjell për të ngrënë ose kur e vendos për të fjetur, duke e kuptuar ndërhyrjen amësore, fillimisht, si kundërshtim. Më pas, humori i tij vendoset si me magji, pa qenë i ndërgjegjshëm as për atë që e ka zëvendësuar me të vërtetë, as për atë që e ka ngushëlluar.

Ambicia e fëmijës shpesh dështon për shkak të mundësive të tij të pakta. Ai dëshiron që të bëjë shumë gjëra, të cilat nuk është ende në gjendje t’i bëjë; kur ai ndesh një pamundësi, kjo gjë i shkakton mërzi dhe zemërim. Ai kthehet drejt të rriturit për të kërkuar ndihmë; nëse kjo ndihmë nuk i vjen menjëherë, ai inatoset; ai e bën atë përgjegjës për humbjen.

bc_2010_daycare_018_wide

Përveç kësaj, ai shpesh e do dhe nuk e do këtë ndihmë menjëherë, sepse ai mendon se do t’ia dalë vërtet “vetëm”.

Së fundi, shumë gjëra që fëmija do të donte të bënte, i ndalohen; ato janë të rrezikshme, ato nuk i pëlqejnë nënës së tij.

Për fëmijën, që në planin efektiv varet nga nëna e tij, të gjitha këto kufizime që ajo i imponon atij, janë të dhimbshme; pak rëndësi ka për fëmijën nëse këto kërkesa janë të destinuara ta mbrojnë dhe ta ndihmojnë atë; ai nuk i do këto, dhe ai e ndien që është nëna që ia imponon. Nga ky fakt lindin ndjenjat e kundërshtimit.