Një çift nga Virginia kishin plot 17 vjet që prisnin që Zoti t’i bekonte me një fëmijë. Kur çifti mori lajmin e shtatëzanisë, askush nuk e ndalte gëzimin e madh, por ditën e lindjes ata kanë përjetuar mrekullinë më të madhe në jetë, pasi Zoti i bekoi me gjashtë të tillë.

VCU Medical Center në Richmond, raporton CBS News, bëri të ditur lajmin në një deklaratë duke thënë se gjashtënjakët lindën në këtë spital.

Një skuadër prej 40 personash u përfshi në lindjen që ndodhi disa orë përpara planifikimit.

Ajibola Taiwo, nigeriane me origjinë, solli në jetë fëmijët me lindje cezariane.

Çifti mësoi se Ajibola ishte shtatzënë me 4 fëmijë në nëntor, dhe vetëm kur arritën në spital për të lindur mësuan se bëhej fjalë për gjashtë fëmijë.

Babai i tyre, Adeboye Taiwo, tha se ishte mjaft i lumtur pas një kohe të gjatë, transmeton tch.

Gjashtënjakët janë mjaft të rrallë. Sipas Qendrës Amerikane të Kontrollit të Sëmundjeve dhe Parandalimit, në 4 milionë lindje në SHBA në 2015, vetëm 24 ishin pesënjakë.