Në 24 orët e fundit, Strumica ka qenë qyteti me ajër më të ndotur, por ndotje ka patur sërish në Shkup, edhe atë në nivele alarmant.

Në Lisiçe, ndotja arriti në 584 mikrogram për metër kub grimca PM10. Në Rektorat u regjistrua ndotje prej 362 mikrogram për metër kub, 313 në Karposh, 250 në Gazi Babë, 202 në Qendër dhe 201 në Milladinovc.

Në Strumicë ndotja arriti në 670 mikrogram për metër kub. Në Manastir ndotja arriti në 355, në Tetovë 2019, Kërçovë 165, Kimanovë 473, Kavadar 461 dhe KOçan 162.

Edhe këtë mëngjes, në disa qytete të Maqedonisë ndotja ka tejkaljuar 100 mikrogram për metër kub grimca PM10.