Afër tridhjetë automjete janë dëmtuar nëpër komuna të ndryshme nëpër Shkup edhe atë vetëm gjatë njëzet ditëve të para të qershorit. Sipas raportit të MPB-së më 1 qershor janë dëmtuar 6 vetura në bulevardin Ilindenska, 10 vetura në Garazhw pesë vetura në rrugën Preseka. Në garazhin nëntokësor në bulevardin Teodosij Gologanov janë dëmtuar 20 vetura.

Në disa raste nga veturat e dëmtuara nuk është e vjedhur asgjë edhe pse ka pasur gjëra me vlerë brenda thonë pronarët. Më së shumti dëmtohen xhamat dhe pjesa e jashtme e automobilave. Rastet e tilla shpeshherë postohen në grupin e facebook-ut “Murri i turpit të komunikacionit”

“Para dritares time, para syve, një grup i organizuar ma vodhën motorin ( Kavaski Z750), dhe veturën zyrtare (Fiat Dobllo). Normalisht ,nuk reagova për shkak se mundej të më vrisnin dhunuesit. Nëse i shihni ndonjërën nga këto automjete, lajmëroni në stacionin më të afërt policor”.

Nga MPB-ja informojnë se të gjithë veprimet e ndërmarra në procedurën para hetimore nga prokurori publik apo nga policia janë sekrete, andaj nuk mund të publikojnë më shumë detaje.

“Sektori për punë të brendshme në Shkup ende po punon për zbardhjen e veprave penale “Vjedhje të rënda”, në të cilën cak i vjedhjeve janë automjete në territorin e Shkupit, në parkingje të mbyllura dhe lokacione tjera, me çka do të dorëzohen parashtresa përkatëse deri te PTHP-ja në Shkup”, nga MPB.

Nga MPB-ja informojnë se deri më një maj të këtij viti janë regjistruar 695 vjedhje të rënda të automobilave dhe janë dëmtuar 79 tjerë. Më së shumti vetura të vjedhura ka në komunën qendër të Shkupit me 202 vjedhje, më pas Gazi baba me 99 vjedhje ndërsa e treta është komuna e Karposhit. Dëmi material sipas vlerësimit të MPB-së ka vlerë prej rreth një miliardë e dyqind milion denarë.