Në Francë arrestohen pesë persona, i ndihmonin terroristët

Anëtarët e njësive anti-terroriste të policisë franceze kanë arrestuar sot pesë persona, të dyshuar për ndihmë ndaj xhihadistëve që u larguan nga Franca dhe shkuan në fushat e betejës në Siri dhe Irak.

Një zyrtar i drejtësisë franceze i paidentifikuar u tha mediave se katër burra dhe një grua, të dyshuar për pjesëmarrje në shoqëri terroriste, duke u ofruar mbështetje financiare, u arrestuan në rajonin e Izerit në jug-lindje të vendit.

SHPËRNDAJE