Michael Owen i ka tradhtuar tifozët e Real Madridit me reagimin e tij pas golit të gjashtë të Barcelonës në fitoren 6:1 ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.
 
Michael Owen në janar u prit si legjendë Real Madridit në paradën e Cristiano Ronaldos me “Topin e Artë” në Santiago Bernabeu.

Por, ish sulmuesi i “Los Blancos” ka hidhëruar tifozët e ekipit me reagimin e tij pas golit të gjashtë të Barcelonës në fitoren 6:1 ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Ai ishte mysafir në “BT Sports” dhe u ngrit në këmbë duke kërcyer pasi Sergi Roberto shënoi golin e rikthimit të madh që e kualifikoi Barcelonën në çerekfinale.