Kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin, ka thënë se partia e tij bashkë me Partinë Liberal-Demokratike të Çedomir Jovanoviqit, në Kuvendin e Serbisë ka krijuar Grupin e përbashkët Parlamentar, sepse kanë pesë parime të përbashkëta, mes të cilave është autonomia për Sanxhakun dhe njohja e pavarësisë së Kosovës, raporton gazeta serbe “Blic”, shkruan Koha Ditore.

Ugljanin shtoi se SDA-ja e Sanxhakut dhe LDP-ja do të angazhohen edhe për integrimin e Serbisë në BE dhe në NATO, si dhe për përparimin e bashkëpunimit me Bosnjën dhe Hercegovinën.

“Rreth këtyre gjërave jemi pajtuar me Partinë Liberal-Demokratike dhe ky është interesi ynë i përbashkët”, ka thënë Ugljanin.