Mijëra qytetarë nga gjithë Maqedonia sot kishin ardhur ti japin lamtumirën e fundit Dritan Halilit në fshatin Poroj i cili dje ndërroi jetë në moshën 44 vjeçare nga një atak kardiak. Pas faljes së namazit të ikindisë mijëra qytetarë u nisën drejt shtëpisë së familjes Halili të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Dritan Halilit. Nga shtëpia trupi i pajetë u dërgua të prehët i qetë në varrezat e fshatit.

Kurorë me lule pranë varrit kanë vendosur kolegët e Spitalit Klinik ku Dritani punonte, poashtu edhe nxënësit e shkollës ku dy djemtë e tij mësonin. Në varrim morën pjesë gati të gjithë ish-bashkëpartiakët e Nevzat Halilit në PPD, morën pjesë funksionarët e BDI-së bashkë me liderin e tyre, nuk munguan as përfaqësuesit e partive tjera, miq nga Kosova etj etj