Më 8 shkurt Jamie Dornan dhe Dakota Johnson vijnë në kinematë e gjithë botës me 50 hije të kuqe. Rritet pritja në ditët e fundit para shfaqjes së filmit, si dhe kurioziteti për të parë se si kanë ecur Christian Gray dhe Anastasia Steele. Protagonistët na tregojnë për evolucionin e personazheve.

Qëkur u shfaq në librin 50 hijet gri dhe në filmin me të njëjtin emër, zoti Grey ka qenë gjithmonë një karakter misterioz dhe i toruar nga ankthet, por diçka ka ndryshuar në të, falë dashurisë së Anastasias. Siç është thënë nga Jamie Dornan, në kapitullin përmbyllës të trilogjisë së 50 hijet shkruar nga E. L. James, Christian Grey bëhet më i lumtur. Sigurisht që duheshin tre libra dhe tre filma, nga 50 hije gri, në 50 nuanca të zeza, para se të shihnim se Z. Grey ka ndryshuar pozitivisht. Por me këtë evolucion Z. Grey duket se i afrohet njeriut të përsosur: një mashkull që e di të bëjë seks të mrekullueshëm, t’ju “mbulojë“ në flori dhe pasi të ketë ndryshuar falë jush, ai do të martohet dhe do t’ju bëjë të lumtur.

Drama e 50 hijeve të kuqe përfshin shumë të papritura, por edhe një moment vërtet romantik, atë të martesës. Jamie Dornan zbulon se është ai që këndon në film. Ndërsa kolona zanore: një këngë e bukur kënduar nga Rita Ora, është korniza më e bukur për këtë histori dashurie që përfundon në krahët e ngrohtë të Z. Grey.